Ja se çfarë mund t’i ndodhë avionit nëse përplaset me një zog
Avioni i kompanisë “Turkish Airlines” ishte duke u ulur në aeroportin e qytetit të Nevsehir, kur një zog është përplasur me pjesën ballore të tij. Pamjet e publikuara pas uljes së avionit në pistë, janë vërtetë tronditëse.
Megjithatë, një zëdhënes i kompanisë turke është shprehur së ngjarje të tilla janë të zakonshme për avionët, por gjithsesi ato nuk përbëjnë rrezik për pasagjerët.
“Pjesa ballore e avionit është e përbërë nga materiale të buta për të minimizuar goditje të tilla”, shprehet zëdhënësi i Turkish Airlines.
Avioni Boeing 737-800 ishte nisur nga qyteti i Stambollit drejt Nevsehir