Ja si do të ishte jeta po të mblidhnit mbetjet e riciklueshme
Fotografi francez, Antoine Repesse ka nisur të mbledhë mbetjet e riciklueshme me ndihmën e familjes dhe miqve të tij për 4 vite, duke nisur nga 2011.
Ai arriti të mbushte rreth 70 metra katrorë me mbetje, që janë: 1600 kuti qumështi, 4800 letra tualeti dhe 800 kg gazeta apo revista.
“Doja të jepja një dimension estetik në punën time. Zgjedhja e klasifikimit të mbeturinave jep efekt grafik. U përpoqa të prodhoja një pamje perfekte që ngjall dicka shqetësuese,” – tregoi ai për BBC.
Ideja e së gjithës është të përballë njerëzit me realitetin që mundohen të shmangë dhe ti frymëzojë për të ndryshuar mënyrën e jetesës. Ai e kuptoi këtë nga mënyra se si ushqehej, duke e bërë të reflektojë mbi koston mjedisore të paketimit.