Ja thesari që mbante në zyrë shqiptari më i urryer në SHBA

Ai është cilësuar si shqiptaro-amerikani më i urryer në SHBA. E kush tjetër, Martin Shkreli. Pasi bleu të drejtat e një ilaçi jetik për të sëmurët me HIV-Aids e rriti çmimin 5 mijë herë.

Këtë herë, TMZ është futur në zyrën e tij. Revista amerikane shkruan për një thesar të rrallë që Martin Shkreli ka në posedim.

Bëhet fjalë për një dorëshkrim të Isaac Newton, një letër të nënshkruar nga Charles Darëin dhe një makinë antike Enigma, që përdorej kryesisht nga Gjermania naziste për të deshifruar komunikimet ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu në tryezën e zyrës së tij u gjetën: fotografi të skulpturës së Jeff Koons, të vitit 2003; litografia origjinale nga Joan Miro; letra origjinale e nënshkruar nga kontesha Augusta Ada, një skulpturë nga Dustin Yellin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?