Janë 10 gjëra të zakonshme kudo…por ekzekutohesh në Korenë e Veriut
Brezi më i vjetër në Shqipëri nuk mund të habitet fort me regjimin diktatorial në Korenë e Veriut sepse pak a shumë, i ka përjetuar ato para viteve 90’.
Jemi mësuar të dëgjojmë për vrasjet mizore të presidentit koreano-verior, Kim Jung-un, por ka edhe shumë gjëra të tjera që diktatori i ndalon me dekret presidencial.
1.Të konsumosh alkool
Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore.
2. Të shohësh televizor
Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë parë emisione televizive të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë dhe fëmijë.
3. Të drejtosh makinën
Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë një makinë. Vetëm 1 në 100 njerëz ka një makinë në Korenë e Veriut.
4. Të luash muzikë
Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.
5. Të kesh kontakt me njerëz jashtë vendit
Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të të kushtojë me jetë. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.
6. Të japësh mendim
Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.
7. Të braktisësh vendin
As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.
8. Të besosh
Koreja e Veriut pretendon se ofron liri besimi, por një grua u ekzekutua pasi shpërndau librin e Biblës.
9. Të shohësh porno
Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohet me vdekje.
10. Të jesh online
Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.