Japonia përkujton 71-vjetorin e bombardimit të Hiroshimës (foto dhe video)

Japonia shënoi dje 71-vjetorin e bombardimit atomik amerikan të Hiroshimës, së bashku me thirrjen e kryebashkiakut për heqjen e armëve bërthamore si dhe thirrjen e liderëve botërorë për ta vizituar më shumë vendin. Rreth 50.000 njerëz morën pjesë në ceremoninë, në Parkun Përkujtimor të Paqes pranë Ground Zero, duke mbajtur një minutë heshtje në orën 08:15, në momentin e saktë kur 71 vite më parë një bombardues amerikan B-29 hodhi një bombë atomike në qytet, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar vdekjen e 140 000 personave. Një vajzë lutet për viktimat e shpërthimit atomik të Hiroshimës në parkun përkujtimor të paqes në Hiroshima. Kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, iu adresua kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili ishte në këtë ceremoni, duke thënë se “një botë pa armë bërthamore do të shfaqte pacifizmin fisnik të kushtetutës japoneze”. Përfaqësues nga 91 vende, duke përfshirë fuqitë bërthamore të tilla si SHBA, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca, morën pjesë në ceremoni.

Footage: Atomic bomb drop in Hiroshima

SHKARKO APP