Jeff Bezos afër humbjes së titullit “Personi më i pasur në botë”
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon është afër humbjes së titullit si personi më i pasur në botë.
Duket se në fron do ngjitet sërish Bill Gates. Rënia e pasurisë së Bezos lidhet me uljen e fitimeve të tremujorit të tretë të kompanisë së tij që çoi në rënien e aksioneve të Amazon.
Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos është e lidhur me aksionet e Amazon.
Ai zotëron afërsisht 57 milion aksion ose rreth 12% të kompanisë.
Vlera e tij neto humbi afërsisht 3 miliard dollarë pasi aksionet e Amazon ranë rreth 2% në treg të premten.
Aktualisht ai ka një pasuri prej 109.6 miliardë dollarë, sipas listës së miliardervë të Forbes.
Ndërkohë Gates vjen i dyti me 106 miliardë dollarë.
Bezos i zuri fronin Gates si njeri më i pasur në botë në vitin 2017.
Por ky ka qenë një vit i keq për themeluesin e Amazon. Ai humbi rreth 14 miliardë dollarë për shkak të divorcit me bashkëshorten MacKenzie Bezos, e cila mori 25% të aksioneve të çiftit në Amazon si pjesë e një marrëveshje.