Jeta në Mars? Jepen prova të reja nga shkencëtarët kinezë

Placeholder Image

A ka pasur ndonjëherë jetë në planetin Mars? Shkencëtarët kanë gjetur prova të tjera të reja që tregojnë se ka pasur jetë të mundshme në Planetin e Kuq, me anë të një pjese të meteorit Marsian, që zbriti në tokë rreth 700.000 vjet më parë. Në bazë të kërkimeve që kanë kryer shkencëtarë të ndryshëm të ekipeve Kineze, Gjermane, Zvicerane dhe Japoneze, tek më tepër se 10 copë qymyri të grimcave të ndryshme karboni, sa 1 e 10-a e gjerësisë së një fije floku,  janë gjetur gjurmë që tregojnë se ka pasur jetë në Mars. – “ Ne përdorëm pajisje të avancuara për të përcaktuar grimcat e karbonit që janë me prejardhje organike, dhe duke përjashtuar mundësinë e grafit, që është inorganik", tha Lin Yangting, një prej shkencëtarëve kryesorë nga Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikës, së Akademisë së Shkencave në Kinë. – “Për më tepër, gjetëm një pasurim të izotopit të karbonit si pasojë e ekzistencës organike", tha Lin. “Është kaq emocionuese! Kjo mund të jetë një tregues premtues i jetës në Mars.” Paleontologë analizuan raportin e izotopopeve të karbonit për të përcaktuar edhe datën e formave më të hershme të jetës në Tokë. Ai shpjegoi se materia organike si qymyri dhe nafta, në Tokë, janë formuar si rezultat i aktivitetit biologjik. Por jo të gjitha çështje organike janë të lidhura me aktivitetin biologjik. Komponimet organike janë sintetizuar në laboratorë. Izotopet e karbonit janë një tregues kyç në gjykimin se rezultatet organike vijnë nga jeta. Ekipi i udhëhequr nga Lin zbulimin e fundit e botoi këtë muaj në revistën profesionale “Meteoritics & Planetary Science”. Ata përdorën “Nano SIMS”, një “mikroprob”, që mund të analizojë grimcat më të vogla sa një e milionta e një metri, për të analizuar përbërjen e tyre thelbësore dhe izotopike. – “Askush nuk ka parë ndonjëherë komponentë të  karbonit organik, me qartësi të tillë,”- tha Lin. Por a mundet që shenjat e jetës të kenë ardhur nga Toka, më tepër se nga Marsi?  Apo nëse shkëmbi i gjetur është kontaminuar menjëherë, kur ka zbarkuar në Tokë? Ekipi Lin përjashtoi këtë mundësi, duke analizuar izotopet e hidrogjenit në komponimet organike. – “Aty ka gjurmë gishtash marsianë, të ndryshme nga ato të Tokës. Komponimet organike vijnë nga Marsi", tha Lin. Më parë, shkencëtarët kishin pohuar se synonin të gjenin komponime organike apo shenja të jetës në meteoritet e Marsit, por tani Lin thotë se zbulimi ka nevojë për analiza të mëtejshme.

SHKARKO APP