Jeton si vampir, kërkon të trajtohet si të tjerët

Darkness Vlad Tepes pretendon se është vampir që pi gjak dhe fle në arkivol. Njëzetepesë vjeçari nga Anglia thotë se ka 13 vite që jeton si vampir dhe se fle në arkivol, shkruan Mirror. Ai pretendon të ketë pirë gjak lope dhe derri, si dhe zëvendësues të gjakut të njeriut. Ai e ka ndërruar emrin përmes dokumenteve zyrtare, thotë se hudhra nuk ka ndikim mbi të dhe se mund të shëtisë i lumtur në diell.  “Mund të jem vampir, por thjesht dua të trajtohem si çdo njeri tjetër” tha ai. “Njerëzit duhet ta pranojnë faktin se çfarë atyre u duket normale, neve nuk ka duket dhe çfarë neve na duket normale, atyre nuk ju duket,” tha Darkness Vlad Tepes.

SHKARKO APP