Jetonte mbi det, në një shtrat të varur në shkëmbij
Mathew Naspetti ka fotografuar një shtrat të kapur me litar në mes dy shkëmbijve të varur mbi det, duke arritur të kapë disa imazhe befasuese. “Unë pashë një litar të varur atje, në mes të asgjësë, në një vend që për të arritur të duhet të ecësh pothuajse një orë. Dhe nuk mund ta besoja”. Kështu është shprehur fotografi, i cili ka mbetur i mahnitur nga ajo pamje. Në atë shtrat jeton prej shumë kohësh Hoel Yug, një akrobat francez, i cili e kishte jetën të lidhur shumë ngushtë me natyrën.