Jo mish! Jo pije alkoolike! Jo cigare!

Nuk ka mish, as pije alkoolike, as cigare. Mirësevini në një kompleks apartamentesh vegjetarianë, që bashkon njerëzit me një mënyrë jetese të përbashkët dhe parime të ngjashme nën të njëjtën çati. Ndërtesa pioniere quhet Veda Village dhe ndodhet në periferi të Shën Petersburgut në Rusi. Zhvilluesit e fshatit thonë se kompleksi është i pari i këtij lloji në vend. “Nëse jeni një vegjetarian, ju jeni të mirëpritur”, thuhet në njoftimin e kompanisë. Qëllimi është të krijojë një komunitet të qëndrueshëm, i cili do të jetë i vetëmjaftueshëm për sa i përket energjisë, ujit, trajtimit të mbeturinave dhe – më e rëndësishmja – prodhimin e ushqimit. “Gjëja kryesore për këtë kompleks është një mundësi për të jetuar dhe zhvilluar së bashku me njerëz me të njëjutën mendje”, tha për TASS Maya Podlipskaya, drejtuese e fshatit Veda.

SHKARKO APP