“Ju flet Moska”: Çfarë simbolizon topi (armë) i ditëve të Ramazanit
Deklarata e Ramës në iftarin e shtruar nga Komuniteti Mysliman i Elbasanit të shtunën ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” të Kastriot Myftaraj.
Bëhet fjalë për ritualin që ka ekzistuar në Elbasan më herët, ku një iftari njoftohej me një goditje topi. Kjo traditë shekullore vijon të jetë aktuale sot në Bosnje Hercegovinë.
Myftaraj: Kryeministri Rama ka mbajtur këto ditë një fjalim në një iftar të shtruar në Elbasan dhe atje ka thënë disa gjëra të çuditshme, interesante. Bukur flet Kryeministri por çfarë simbolizon topi armë në kohën e Ramazanit?Topi ka simbolikë sidomos në islamin osman nga na ka ardhur ne islami. Osmanët ishin ata që investuan, hanin me lugë druri por prodhonin topa për të goditur kështjellat e të pafeve.
Deklarata e Ramës në Elbasan:Në kronikat shekullore gjejmë dëshminë se në qytetin eElbasanit, Iftari niste gjithmonë me një të shtënë topi që lajmëronte mbërritjen e orarit për thyerjen e agjërimit.E vërteta është se në kohët e shkuara, kjo traditë është ndjekur në shumë vende të besimit mysliman, apo ku ka pasur komunitete myslimane. Por, gjithmonë sipas kronikave, vetëm në Shqipëri harxhet për topin dhe topçiun paguheshin nga të gjithë esnafët, të të gjithë komuniteteve pa dallim, qofshin myslimanë, apo qofshin të krishterë dhe më pas, të gjithë uleshin sëbashku në tryezë, duke e nderuar njëri-tjetrin përgjatë rrugëtimit të vëllezërve emotrave myslimane në ditët e përsosmërisë morale që synon Muaji i bekuar i Ramazanit dhe në përpjekjen për t’u udhëhequr prej virtyteve të njeriut drejt drejtësisë, vëllazërisë.E s’ka pikë dyshimi që vëllazëria fetare është një thesar i paçmueshëm që na e kanë trashëguar të parët tanë e që kemi detyrimin e madh t’ua trashëgojmë pasardhësve tanë, duke pasur të ngulitura fjalët e Profetit Muhamed, i cili udhëzon të bëjmë për njëri-tjetrin atë që do të donim të bënim për veten tonë.