Ju prezantojmë gorillën që ka bërë për vete femrat

Njihuni me Shabanin, gorillën që është bërë i famshëm në të gjithë Japoninë për shkak të bukurisë së tij. Ai jeton në kopshtin zoologjik të Higashijamës dhe femra nga mbarë vendi aziatik udhëtojnë në Nagoja për të parë këtë bukurosh me shumë qime.
Postime të fotove të tij në rrjetet sociale kanë bërë që jashtë rrethimit të tij të dynden çdo ditë femra nga e gjithë Japonia.
Fama e Shabanit ka bërë që drejtuesit e kopshtit zoologjik ta përdorin foton e tij për fushatën reklamuese.

SHKARKO APP