Ju prezantojmë me qytetin e diamantëve
Turistët janë të vetmit që shkelin në Kolmanskop, i cili mund të cilësohet si qyteti fantazmë i ‘gjahtarëve” të diamantit. Dikur jetonin 700 familje, e ndërsa sot çdo gjë është lënë në harresë.Qyteti i braktisur Kolmanskop, në Namibi është krijuar nga minatorët e diamantëve, të cilët qëndruan për 50 vite para se të shkonin në një tjetër burim të pasur.
Qyteti i braktisur ishte krijuar nga minatorët, të cilët u zhvendosën në vitet 1900, kur u gjetën diamante në rërë. Punëtorët dhe familjarët e tyre u larguan 50 vite më vonë, kur minierat u thanë dhe diamanti i pasur u gjet më në jug të vendit.