Ka “fjetur” me 10 mijë burra, zbulon çfarë duan meshkujt
“Profesioni i jetës”, kështu e ka cilësuar Gwyneth Montenegro, punën e saj si punjonjëse seksi. Tashmë, si një ish-prostitutë ajo ka folur për punën e saj dhe për 10.000 burrat që ka futur në shtratin e saj.
E gjithë kjo punë shton Gwyneth, ka ndodhur brenda një dekade, ku zbulon edhe atë që meshkujt dëshirojnë me të vërtetë në shtrat. Gjithçka nisi në moshën 21 vjeçare, ku Montenegro u fut në një bordello dhe e joshur nga paratë që fitonte, nisi “profesionin” e jetës.
Punonjësja e seksit tani në moshën 39 vjeçare, ka theksuar se ndihet e lumtur që e ka lënë këtë biznes.
“Isha aq e re dhe naive kur fillova të bëja prostitutën, u befasova kur dikush më pagoi për seks. Paratë ishin vërtet të mira dhe paraja është ajo që më mbajti në këtë punë për gjithë ato vite, por unë nuk rekomandoj që dikush të bëjë atë punë”, është shprehur ajo.
Ish-punonjësja e seksit, ka vendosur edhe të botojë një libër për tu ardhur në ndihmë femrave në gjetjen e vetes së tyre përballë meshkujve.
Ajo ka zbuluar nga eksperienca e saj se pjesa më e madhe e meshkujve duan një seks normal dhe vetëm një përqindje e vogël kërkojnë lojëra seksuale.
R.Sh