Ka shkatërruar 12 televizorë dhe desh i vuri flakën shtëpisë, ja kush është 3-vjeçari më mistrec në botë
Nuk është sekret që fëmijët shpesh bëjnë shumë rrëmujë dhe pastrimi pas tyre mund të jetë rraskapitës.
Por nëse keni menduar se fëmija juaj ishte një kërcënim për rrëmujë në shtëpi, atëherë duket se ndoshta nuk keni parë asgjë akoma.
Një nënë nga Britania e Madhe ka zbuluar se ajo nuk ka qenë në gjendje të heqë sytë nga djali i saj Jaxon-Carter, që kur ai filloi ishte 10 muajsh, kur filloi të ecte.
Tashmë ai është 3-vjeç dhe Shyama Underwood, 35 vjeç, pretendon se ai ka thyer 12 televizione, ka mbuluar dhomën e ndenjes së sapo dekoruar me baltë dhe ka përmbytur banjën dy herë!
Shyama, e cila ka tre fëmijë të tjerë, thotë se prirjet e tij shkatërruese i kanë kushtuar asaj gati 6,000 £, shkruan “The Mirror”.
Mamaja e tij thotë se ka provuar çdo gjë për të disiplinuar djalin e saj, por duke i thënë “jo” vetëm e bën atë të dojë të veprojë më shumë.
Ajo tha: Që nga momenti kur ai filloi të ecë, unë nuk kam qenë në gjendje t’i kthej shpinën atij, madje as për një sekondë. Ne kemi blerë 12 TV në 18 muajt e fundit ku ai i shkatërroi ata duke i tërhequr nga njësia ose duke u hedhur diçka atyre. Vetëm javën e kaluar ai gati i vuri flakën shtëpisë duke e vendosur lodrën e tij në furrë ndërsa unë po gatuaja darkën – u ktheva dhe furra ishte në flakë.