Kafeja esëll është e dëmshme, ja çfarë i shkaktoni stomakut
Shqiptarët janë të njohur për dashurinë e madhe që kanë për kafenë në mëngjes, teksa biznesi i kafeneve në Shqipëri është një ndër më fitimprurësit. Gjithsesi konsumimi herët në mëngjes dhe me stomakun bosh është i dëmshëm.
1) Stimulon prodhimin e aciditetit në stomak duke shkaktuar fryrje dhe shfaqjen e gastritit.
2) Ndihmon në uljen e insulinës dhe stimulon prodhimin e kortizolit (hormoni i cili ruan nivelin e sheqerit në gjak dhe ndërkohë ul djegiet metabolike).
3) Vakti i radhës është venë re nga studimet që është më i pasur në vlera kalorie por dhe shumë më i pasur në karbohidrate, yndyrë.
Shumica më pas pëlqejnë të konsumojnë briosh, kek, biskota. Gazeta “Shëndeti” sugjeron që të pini 1 gotë çaj (mali, jeshile, hibiskus etj) më pas konsumoni mëngjesin tuaj dhe kafen mund ta shijoni pak më vonë!