Kafshët shtëpiake shkojnë në “çerdhe”

Hotelet e kafshëve shtëpiake, japin shërbim me qëllim që t’i mbrojnë këta miq të këndshëm të njerëzve nga traumat psikologjike të cilat mund t’i përjetojnë kur mbeten vetëm, për parandalimin e mbetjes së tyre pa ushqim dhe për të lehtësuar socializimin e tyre duke bërë të mundur qëndrimin e tyre me kafshë të tjera në të njëjtin ambient. Kafshët e lëna në hotel, ndërkohë kur presin që i zoti i tyre të vijë t’i marrë, lahen, qethen dhe krihen, kalojnë nga trajtime si pastrimi i gojës dhe veshëve dhe kalojnë një ditë të këndshme duke luajtur.

Administratori i hotelit, Eser Alaş, në deklaratën që dha për reporterin e AA, duke treguar për hotelin i cili jep shërbim parukerie, hoteli dhe çerdheje ose vendstrehimi për një orar të caktuar, tha se si person i cili i donte kafshët por edhe që vetë mbante kafshë shtëpiake në shtëpi, i njihte nga afër problemet e tyre dhe me qëllim që të rritur cilësinë e jetesës edhe të kafshëve por edhe të personave të cilët përkujdesen për ta në shtëpitë e tyre, tha se ka marrë trajnim 6 mujor në SHBA për përkujdesjen ndaj kafshëve shtëpiake dhe për shërbimet e parukerisë ndaj tyre.

Alaş i cili theksoi se në veçanti në qytetet e mëdha është i lartë numri i personave të cilët ushqejnë kafshë shtëpiake në shtëpitë e tyre, tha se këta persona mbeten të detyruar që t’i lënë vetëm për orë të tëra në shtëpi macet dhe qentë e tyre. Alaş i cili tha se kafshët në situata të tilla jetojnë probleme të ndryshme, u shpreh kështu: “Qëndrimi i tre nga mëngjesi në darkë vetëm në shtëpi, është një problem për ta. Ndjejnë nevojën për të copëtuar mobiljet e shtëpisë dhe për t’i copëtuar me dhëmbë ata. Si reagim i kësaj e bëjnë jashtëqitjen në ambientet e shtëpisë. Për shkak se këta kafshë janë krijesa sociale, në rastin kur ata nuk socializohen, përjetojnë trauma psikologjike. Me qëllim shmangien dhe eliminimin e këtyre problemeve, hapa një vend të tillë.”

Alaş, duke bërë të ditur se shërbimi i otelerisë dhe i çerdhes për kafshët shtëpiake, ka ngjalluar një interes të madh për njerëzit që përkujdesen për këta kafshë, të cilët nuk duan që kafshët e tyre të mbeten larg interesit, tha se kështu ata kanë rritur edhe cilësinë e jetesës së tyre, edhe cilësinë e jetesës së kafshëve dhe kështu mund të mbeten larg shtëpisë pa i kthyer sytë prapa.

Edhe Asil Sarıkahya, e cila përkujdeset për qenin e saj, tha se përkujdeset për kafshë shtëpiake që në fëmijërinë e saj, por që krijohen probleme kur nuk mund të çojë në venet që ikën ajo vetë, edhe qenin e saj.

Sarıkahya, e cili u shpreh se kur e lë vetëm në shtëpi qenin e saj, përjton shqetësime të tilla si “a e hëngri ushqimin e tij”, “mos ka gëlltitur gjë”, tha se për hir të mundësisë së çerdhes, mund të dalë nga shtëpia pa i mbetur sytë prapa.

– Ndrërkohë kur presin kujdestarët e tyre, marrin edhe trajtimet e duhura

Macet dhe qentë të cilët lihen në hotel, mbahen në ambientet të cilat janë dizajnuar posaçërisht për ta. Kafshët nevojat e ushqimit, ujit dhe tualetit të të cilëve përkujdesen vazhdimisht, dalin bashkë me kafshët e tjera jashtë dhe lozin bashkarisht.

Krahas përkujdesjes ndaj kafshëve në ambientet e hotelit, ndaj tyre jepet edhe shërbimi i parukerisë dhe i përkujdesjes specifike në drejtim të kërkesave të kujdestarëve të tyre. Një qen i cili lihet që në mëngjes, ndërkohë kur pret kujdestarin e tij bën banjo, qethet, krihet, i pastrohen gojët dhe veshët e tyre dhe iu priten thonjtë.

SHKARKO APP