Kampionati Botëror i Djathit, amerikanët fitojnë trofeun

Kampionati Botëror i Djathit u zhvillua nga data 7 deri më 9 mars në Madison të shtetit Uiskonsin në SHBA-ve. Nën 110 kategori të ndryshme të djathit, gjalpit dhe kosit, qindra prodhues bulmeti nga e gjithë bota konkurruan për tre vendet e para.

Kompania “Emmi Roth” nga SHBA zuri vendin e parë dhe u shpall kampione bote me djathin “Roth Grand Cru Surchoix”, kurse vendi i dytë shkoi në Zvicër për Johannes Schefer, ndërsa në vend të tretë u rendit një skuadër nga Holanda.

Kjo është hera e parë që një djathë i prodhuar në Amerikë fiton çmimin e madh që nga viti 1988.

SHKARKO APP