Kancelarja Merkel preket kur një vajzë e vogël qan

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kaluar një situatë të vështirë, kur e ftuar në një emision në televizionin gjerman NRD është përballur me një vajzë emigrante.

Ndërsa po fliste për politikën gjermane ndaj refugjatëve, një vajzë nga Libani i tha kancelares se kishte frikë se autoritete do e dëbonin.

E ndërsa Merkel po sqaronte procedurat, vajza nisi të qante.

Në këto momente, Merkel iu afrua dhe e ngushëlloi.

Ajo i dha shpresa vajzës së vogël se mund të qëndronte në Gjermani.

SHKARKO APP