Kanibali ha gruan, vritet nga policia

Një kanibal është qëlluar për vdekje nga policia, pasi u gjet duke ngrënë një grua. Aphiwe Mapekula është qëlluar pasi nuk dëgjoi paralajmërimet e policisë dhe vazhdonte të konsumonte kufomën e  Thembisa Masumpa. Policia hapi zjarr ndaj 23-vjeçarit kur filloi të sulmojë me thikë  dhe mori plagë në krahë, këmbë dhe stomak jashtë shtëpisë së tij në malin Frere, Afrikë e Jugut. Aphiwe u dërgua në spital, ku thuhet se ka sulmuar një mjeke femër dhe vdiq 3 ditë më vonë. Zyrtarët raportojnë se ai fillimisht i ka prerë fytin Thembisas dhe më pas kokën ia ka hedhur në mal. Ka qenë nëna e tij, e cila sapo ka parë atë që po ndodhte ka njoftuar policinë për ngjarjen e tmerrshme.

SHKARKO APP