Kapën fantazmën në një foto në liqen, terrorizohen me të vërtetën
Një familje nga Shtetet e Bashkuara është tronditur teksa ka parë një detaj shokues në fotografinë që kanë realizuar në një liqen. Ka qenë pikërisht një fantazmë pas tyre “surpriza” që ata nuk e prisnin dhe as që e kishin vënë re. Mund të mendoni se ky është një budallallëk dhe se kjo nuk është e mundur, e në fakt dhe ata kështu mendonin. Por kur kanë zbuluar të vërtetën janë terrorizuar. Në vitin 1915 një 13-vjeçare e quajtur Doreen O´Sullivan ishte mbytur në atë liqen. Pikërisht, pas investigimeve, kryefamiljari Kim kuptoi dhe vërtetoi atë që i kishte ndodhur gjatë asaj fundjave në ekskursion me familjen. Ai kishte parë liqenin të lëvizte, të krijonte forma të çuditshme dhe të dëgjonte zëra. Interesimi i madh i tij, bëri që ai të takojë dhe rojen e pyllit, i cili i dha dëshmi befasuese, shkruan JOQ. Roja i konfirmoi se çdo ditë përballet me shenja të tilla. 13-vjeçarja vazhdon akoma të endet në pyll dhe “trupi” i saj është ende në liqen. Dhe në fakt, bota është e përbërë nga mistere të tilla.