Kapet breshka e rrallë në bregdetin e Darzezës në Fier

Kapet në ujërat e bregdetit të Darzezës në Fier një breshkë marine e përmasave të mëdha. Kjo breshkë është e rrallë në ujërat e detit Adriatik dhe Jon. Breshka ishte e gjatë rreth 70 cm dhe peshonte rreth 70-80 kg, transmeton oranews. Breshka detare është kapur fillimisht nga një i ri në thellësi pak metra larg bregut dhe më pas është nxjerrë në bregdetin ranor, duke u ndjekur me kureshtje nga dhjetëra pushues. Për pushuesit, prania e këtij vizitori të rrallë në këto brigje është vërtet një veçanti për vetë faktin se nuk është parë breshkë me përmasa kaq të mëdha. Më pas, breshka detare është rikthyer në ujë dhe është larguar.

SHKARKO APP