Kapet peshku me dhëmbë si të njeriut! E gjeni dot si quhet?

Ekspertët e jetës së egër kanë publikuar fotografinë e një peshku, të kapur në Karolinën e Jugut për të parë nëse njerëzit arrijnë ta identifikojnë.

“Do t’ju duhet një licensë peshkimi me ujë deti për të më kapur! Më pëlqen të rri pranë shkëmbinjve nënujorë, madje dhe nën ura. Jam i njohur si peshk i dënuar për shkak të vijave bardh e zi. Gjëja më e mirë rreth meje? Kam dhëmbë si të njeriut që më ndihmojnë të ndaj ushqimin. Më pëlqejnë karakalecat dhe guackat e detit!”, shkruajtën biologët në përshkrim për të ndihmuar të gjithë ata që po përpiqeshin.

Shumë prej tyre e gjetën duke thënë se është peshk dele. Ky lloj peshku është i vecantë pasi mund të rritet deri në 35 cm dhe peshon 21 kg. Ka gojë të fortë dhe dhëmbë të mprehta që e bëjnë të ngjashëm me njeriut. Askush nuk e di përse ka këtë emër, por ka aludime se mund të jenë ndikuar nga fakti se dhëmbët e tij janë të njëjta me ato të deleve.

Peshqit dele gjenden në brigjet Atlantike të Shteteve të Bashkuara.

SHKARKO APP