Katër mënyra si të forconi sistemin imunitar të fëmijës tuaj
Fëmijët e vegjël mund të preken mesatarisht tetë herë nga ftohja në vit, por ka mënyra të thjeshta për t’ju forcuar sistemin imunitar. Ushqimi i duhur, higjiena e duarve, gjumi dhe ajri ndikojnë pozitivisht në zhvillimin dhe forcimin e trupit.
Hidratimi
Foshnja duhet të pijë lëngje në dimër dhe verë. Uji ndihmon veshkat në largimin e toksinave, prandaj është jetik për të luftuar sëmundjet. Përveç kësaj, kur foshnja është ftohur, mukoza është më e thatë dhe e trashë. Uji lëngëzon mukusin dhe ndihmon në heqjen e tij.
Larja e duarve
Larja e duarve është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për të parandaluar përhapjen e mikrobeve dhe viruseve prandaj është e rëndësishme t’i lani duart e fëmijëve të vegjël të cilët vazhdimisht i fusin duart në gojë.
Gjumi
Mungesa e gjumit është treguar që i bën foshnjat më të ndjeshme ndaj infeksioneve. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të krijoni një rutinë të gjumit për fëmijën tuaj.
Pastrimi i ajrit
Është e rëndësishme që fëmija juaj të marrë shumë ajër të pastër dhe të ecë në diell. Ajri i freskët pastron mushkëritë ndërsa vitamina D, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell, forcon sistemin imunitar. /abcnews.al