Katër pijet më të shëndetshme që duhet të pini çdo ditë për zemrën
Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.
Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.
Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.
Pijet Më Të Shëndetshme Për Zemrën
Gjithçka që hamë dhe pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit.
Deri më tani në AgroWeb.org keni mësuar për ushqimet që i bëjnë mirë apo keq zemrës.
Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.
Uji
Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 përqind hidratim.
Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë.
Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.
Qumështi
Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium.
Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë.
Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
Çaji
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.
Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 përqind.
Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.
Kafeja
Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë.
Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.
Katër Shenjat Që Jep Trupi Kur Keni Probleme Me Zemrën
Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm.
Shtrëngimi në kraharor
Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.
Frymëmarrja
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.
Rrahje të çrregullta të zemrës
A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori?
Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?
Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.
Humbja e Ndjenjave
Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën./Agroweb