Katër ushtrimet e thjeshta që do t’jua transformojnë trupin brenda katër jave
Për t’ju ndihmuar të bëni gati për verë, më poshtë i keni të listuara disa ushtrime shumë të thjeshta që kanë efekt brenda një kohe shumë të shkurt
Nuk keni nevojë të shkoni në palestër apo të blini paisje të veçanta, krejt çfarë ju duhet është vendosmëria dhe dhjetë minuta në ditë, transmeton Telegrafi.
Plank
Ushtrimi plank është ushtrim statik, që do të thotë se nuk duhet të lëvizni, por thjeshtë të mbani trupin në pozicionin korrekt. Për ta bërë siç duhet, thjesht shikojeni shembullin e më poshtëm me fotografi.
Pompat
Për të bërë një pompë siç duhet, thjeshtë mendojeni atë si ushtrimi plank të jetë pozita fillestare, dhe pastaj shtyjeni veten me duar. Gjëja më e rëndësishme është të mbani shpinën, këmbët etj., në një linjë të drejt.
‘Squat’
Ushtrimet Squat janë për balancë. Këmbët i vendosni me gjerësi kraharori dhe imagjinoni sikurse jeni duke u ulur në një karrige imagjinare. Gjunjët dhe këmbët duhet të formojnë një linjë të drejt.
Ushtrimet e barkut
Shtrihuni në shpinë dhe zgjatni armët lart, pastaj ngadalë e ngrini njërën nga këmbët, e thyeni tek gjuri dhe e prekni me dorë. Posa ta bëni këtë, riktheheni te pozita fillestare dhe e përsëritni me këmbën dhe dorën tjetër.
Nëse i bëni këto ushtrime siç duhet, do të arrini rezultate të mahnitshme brenda vetëm një muaji, dhe si bonus, do të zhvilloni një shprehi të bëni ushtrime çdo ditë.
Sidoqoftë, nëse dëshironi të përmirësoni trupin më shumë, mund të provoni ushtrime tjera.