Kënga më relaksuese në botë
Vlerat relaksuese të këngës "Weightless" të grupit "Marconi Union" u vërtetuan nga një grup shkencëtarësh britanikë në një studim të realizuar me 40 gra.
Kjo këngë, e cila u cilësua si kënga më relaksuese në botë, ul me 65% gjendjen e përgjithshme të ankthit.
Studiuesit morën parasysh rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, frymëmarrjen dhe aktivitetin cerebral, duke krahasuar ndikimin e këngëve të ndryshme tek gratë pjesëmarrëse në studim.
Kënga "Weightless" ka një ndikim qetësues 11% më të lartë se këngët e tjera të përzgjedhura në studim.
Kjo këngë 8 minuta e gjatë që alternon ritme të ngjashme me rrahjet e zemrës, uli presionin e gjakut dhe nivelin e stresit dhe shkaktoi efektet e përgjumjes tek disa nga gratë pjesëmarrëse.
Kujdes! Mos e dëgjoni këngën Weightless kur jeni në timon, pasi ajo mund t’ju vejë në gjumë!