Keni dhimbje koke? Këto janë gjashtë mënyra për ta hequr qafe dhimbjen pa ilaçe

Stresi, dehidratimi, jeta intensive janë faktorë që shkaktojnë dhimbje koke. Megjithëse raftet e farmacive tani janë plot me ilaçe për dhimbje koke, shumë preferojnë të gjejnë zgjidhje në metodat alternative. Nëse edhe ju i përkisni kësaj kategorie, më poshtë do të zbuloni gjashtë mënyra që sipas ekspertëve mund të ofrojnë lehtësim nga dhimbjet e kokës, disa prej të cilave mbase nuk i keni provuar deri më sot.

1. Masazh
Masazhi konsiderohet luks, pasi është mjaft terapeutik për trupin. Nuk përjashtohet që dhimbja e kokës të jetë rezultat i tensionit të grumbulluar në shpatulla dhe qafë. Me masazh terapeutik, ju mund të zvogëloni dhimbjen kronike dhe të relaksoni muskujt, duke ulur kështu dhimbjet e shpeshta të kokës.

2. Kompresat e nxehta ose të ftohta
Aplikimi i kompresave të ftohta ose të nxehta mund t’iu lehtësojnë nga dhimbjet. Mos e lini kompresën e ftohtë në kokë dhe faqe për më shumë se dhjetë minuta, raprtn Ora News.

3. Aromaterapia
Mund të ketë një farë skepticizmi në lidhje me efektet e dobishme të parfumit në organizmin e njeriut, por ka prova që aroma të caktuara “zhbllokojnë” pjesë të caktuara terapeutike në tru. Në rastin e dhimbjes së kokës, aleati juaj më i mirë është aroma e livandos .

4. Ushtrime të frymëmarrjes
Gjeni një vend të qetë për t’u përqendruar dhe filloni të merrni frymë thellë. Do të ndiheni më mirë dhe të relaksuar, pa dhimnje koke.

5. Hidratimi
Duke e mbajtur trupin tuaj të hidratuar në mënyrë sistematike, do të vini re një përmirësim të ndjeshëm të dhimbjeve të kokës, pasi dehidratimi mund të jetë një nga faktorët që shkakton dhimbjet e kokës.

6. Gjumë i mjaftueshëm
Orët e pamjaftueshme të gjumit mund të çojnë në dhimbje koke. Nuk është e vështirë të mbash një rutinë të gjumit nëse bie në gjumë dhe zgjohesh në të njëjtën kohë. Nëse keni vështirësi të flini, sigurohuni që të fikni pajisjet elektronike përreth jush, të zvogëloni marrjen e kafeinës dhe alkoolit.

SHKARKO APP