Kërpudha e shtrenjtë rritet në Britani për herë të parë
Një zhardhok këpurdhash i shtrenjtë që rritet më shpesh në Mesdhe është rritur në Britani të Madhe për herë të parë. Truffleja e zezë e Perigord, e cila mund të peshojë deri në 1700 kilogramë, u rrit në Monmouthshire si pjesë e një projekti kërkimor. Një pemë lisi mesdhetare u trajtua për të inkurajuar prodhimin e zhardhokëve dhe sporet u vaksinuan në sistemin e saj rrënjor. Studiuesit besojnë se ndryshimi i klimës mundësoi rritjen e saj në Uells. Habiteti i tij natyror në Mesdhe është prekur nga thatësira dhe rendimentet po bien, ndërkohë që kërkesa globale për produktin po rritet. Truffle, e cila u korr në mars është ruajtur, por prodhimet e ardhshme do të shpërndahen në restorante. Një studim i firmës “Mycorrhizal Systems” (MSL), i cili drejtonte projektin dhe Universitetin e Kembrixhit, u botua në revistën “Climate Research” dhe sugjeron që kultivimi i zhardhokëve mund të jetë i mundur në shumë pjesë të Britanisë së Madhe. Dr. Paul Thomas, nga MSL dhe Universiteti Stirling, tha: “Kjo është një nga llojet më të mira të zhardhokëve në botë dhe potenciali për industrinë është i madh. Ne mbollëm pemët vetëm për të mbikëqyrur mbijetesën e tyre, por kurrë nuk menduam se kjo specie mesdhetare mund të rritet në Mbretërinë e Bashkuar. Është një zhvillim tepër emocionues”.