Kështu do të duket shtëpia e parë e njeriut në Mars

Në shikim të parë duket si një shtëpi eskzimeze – por në fakt, kjo mund të bëhet shtëpia e parë e njeriut në Mars.

National Geographic ka krijuar shtëpinë si pjesë e një hulumtimi për disa misione të vogla në planetin e kuq.

Shtëpia do të ndërtohet në Londër duke përdorur materiale sa më të ngjashme me ato të gjetura në planetin e kuq, transmeton Gazeta Express.

Shtëpia do të prezantohet për publikun në Observatorin Mbretëror në Greenwich, Londër prej 10 nëntorit deri më 16 – ku do të mbahen edhe konsultime me astronomët e këtij observatori si Stephen Petranek, autor i “Si do të jetojmë në Mars”.

SHKARKO APP