Këto janë dy shenjat më hipokrite të Horoskopit
Shumë nga personat nga të cilët rrethoheni, vëreni se janë të mbështjellë me një mantel hipokrizie. Të tjera gjëra ju thonë dhe të tjera gjëra mendojnë për ju.
Sipas yjeve, dy janë shenjat nga të cilat duhet të bëni më kujdes pasi mund t’ju godasin pas shpine atëherë kur nuk e prisni.
Megjithëse këto shenja mbahen si më të rrezikshmet e horoskopit, pasi me mënyrat e tyre manipulojnë të tjerët dhe thjeshtësisht të marrin atë çfarë duan.
Ujori: Menduat se dinit gjithçka për Ujorin? Atëherë me siguri jeni në dijeni të faktit që është një nga shenjat më të rreme dhe hipokrite. Shpeshherë e imagjinojmë Ujorin si një shenjë e cila zgjedh izolimin social, si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e tij, por ja që pas kësaj zgjedhjeje fshihen qëllimet e vërteta të Ujorit. Të parafundit në radhitjen e shenjave të zodiakut, Ujorët janë hipokritë të lindur dhe pa skrupuj. “Dinakëria” shpesh e shtyn të bëjë gabime dhe lëvizje pa kuptim. Megjithatë, ai është një tinëzar i madh dhe plot keqdashje.
Binjakët: E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, pore mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më hipokritët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju tradhtuar. Janë padyshim më manipuluesit dhe më të fuqishmit e 12 shenjave. Ata kanë një ambicie shumë të zhvilluar dhe nëse duan diçka, nuk i pengon dot askush.