Këto kompani i ofrojnë punonjësve të tyre disa ditë leje të paguar kur ata marrin një qenush të ri
Kushdo që e ka përjetuar të paktën një herë ndjesinë se çdo të thotë të kesh një qenush e di se është punë mjaft e vështirë.
Pronarët shpesh u referohen kafshëve të tyre si “foshnje” duke marrë parasysh se sa kujdes kërkojnë.
Zakonisht qenushëve u duhet pak kohë sa të ambientohen me shtëpinë e tyre të re dhe të krijojnë një lidhje me pronarët e tyre, pasi ata ndoshta sapo janë marrë nga nëna e tyre dhe u duhet mjaft kohë për t’u përshtatur me një ambient krejtësisht të ri.
Rezulton se disa kompani e simpatizojnë këtë “tranzicion” dhe u ofrojnë punonjësve të tyre disa ditë leje të paguar për t’u gjendur pranë qenushit të tyre në këtë periudhë të vështirë.
Kompani të tilla si, Mars Petcare, Mparticle, BitSol Solutions, BrewDog ka disa kohë që i aplikojnë këto leje kur një punonjës i tyre ka marrë një qenush të ri.
Ekziston gjithashtu një trend në rritje që i ofron punonjësve kohë kur kafshët e tyre ngrodhin. Humbja e një kafshe shtëpiake është e madhe dhe gjithnjë e më shumë kompani po e mbështesin lejen në raste të tilla./scan