Kina me një qytet komplet të ri, dy herë më i madh se New York
Në një sipërfaqe totale prej 789 kilometrash katrorë, New York është pa dyshim mjaft i madh, por imagjinoni qytetin e ri Xiongan që është propozuar të ndërtohet në Kinë, i cili do të ketë 1999 kilometra katrorë kur të kompletohet. Me 1 prill qeveria kineze ka prezantuar planet e saj për ndërtimin e një qyteti komplet të ri në tre qarqe ekzistuese të saj. Kjo përpjekje ka për qëllim që të rris ekonomin lokale dhe të sigurojë banorët e saj për një ambient të pastër, e më pak të mbushur me tymin e Pekinit. Në lulëzimin e qyteteve të mëdha, Kina ka ndërtuar disa nga urat më të mëdha në botë dhe investon miliarda dollarë në infrastrukturë, si autostrada, shkolla, spitale, parqe e zyra. Zona e re Xiongan tashmë ka kaluar pritjet nga perspektiva biznesore, raporton The New York Times. Menjëherë pas prezantimit, investitorët e pronave të patundshme kanë vërshuar për të blerë prona lokale, ku shumica prej tyre nuk ka asgjë tani. “Çmimi ka shkuar duke u rritur për çdo ditë”, ka thënë një agjent i patundshmërisë ka thënë për Times. Kina ende nuk ka vendosur se kur do të fillojnë punimet në zonën Xiongan, megjithatë ai është thirrur si “projekt 1 mijë vjeçar”, duke sinjalizuar angazhimin e vendit për t’u bërë një fuqi botërore ekonomike, pa marrë parasysh se sa kohë do të duhet.