Kina ndalon emrat islamë në provincën me shumicë myslimane

Autoritetet kineze në Xinjiang, rajonin veriperëndimor me shumicë myslimane u kanë ndaluar prindërve pagëzimin e fëmijëve të tyre me dhjetëra emra “ekstremë” islamikë, në kuadër të një fushate të vazhdueshme të shtypjes së “ekstremizmit” të pretenduar në zonë. Një listë zyrtare e emrave të ndaluar eshte publikuar në Hotan, Xinjiangun jugor qe më 2015-n, i kanë thënë burimet radios “Azia e Lirë”, ndersa ajo listë tani është zyrtarizuar në nivel rajoalt, transmeton “The Telegraph”. E publikuar nga Partia Komuniste Kineze, me titullin “Rregullat për emra për pakicat etnike”, rregullat e dokumentit tani duket se do të zbatohen në tërë rajonin, ku banon shumica myslimane e Kinës. Emrat me konotacion të theksuar fetar – si Xhihad, Imam, Meka, Sadam dhe Haxh – janë ndaluar, ndonëse janë zgjidhje e preferuar për prindërit myslimanë në mbarë botën. Secila foshnje që konstatohet se është regjistruar me këtë emër nuk do të futet në sistemin e regjistrimit të amvisërive në nivel të Kinës – gjë që ua mohon qasjen në sistemin publik shëndetësor dhe shkolla.

SHKARKO APP