Kina ndërton teleskopin më të madh në botë

Kina është duke ndërtuar teleskopin më të madh në botë, ku po zhvendos rreth 10 mijë njerëz në kërkim të alienëve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Banorët do të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në provincën jug-perëndimore të Guizhou, për të parandaluar ndërhyrjet e elektromagnetizmit në teleskop.

Shkencëtarët thanë se projekti i teleskopit do të ndihmojë në kërkimin e jetës inteligjente në univers.

Zyrtarët provinciale janë zotuar për t’i zhvendosur 9,110 banorët që jetojnë brenda pesë kilometra të pajisjeve të dëgjimit deri në shtator, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.Banorët thuhet se do të marrin 12.000 juan (1,280 funte) si subvencione për problemet që mund të kenë, transmeton Gazeta Express.

Teleskopi ndërkohë në një zonë prej 12 mijë e 756 kilometra hapësirë.

Në të kaluarën Kina ka zhvendosur qindra mijëra njerëz për projekte të mëdha infrastrukturore të tilla si të digave dhe kanaleve. Shumë prej tyre janë ankuar për kompensim të dobët. /GazetaExpress/

SHKARKO APP