Kina planifikon prodhimin e një “treni fluturues”
Kuriozitete E Hënë, 12 Korrik 2021 13:10
Republika Popullore e Kinës po planifikon të ndërtojë një “tren fluturues” që do të përdoret për transportin e pasagjerëve. Treni fluturues parashikohet që të arrijë deri në 4000 km/orë. Treni do të udhëtojë përmes një tubi me vakum duke përdorur ngritjen në ajër me anë të fushës magnetike. Nëse projekti përfundon sipas planeve, ky super tren mund të lëvizë 4 herë më shpejt se trenat komercialë dhe 3 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.