Kina prodhon kopjen e “bishës” amerikane të qiellit F-35
Kina ka nxjerrë në prova avionin e saj të parë të pakapshëm nga radarët J-13, i cili pritet të zëvendësojë modelin J-10 të përdorur deri më tani.
Modeli kinez J-13 është një kopje e modelit të SHBA-ve F-35 Lighting, i cili konsiderohet si avioni më i avancuar në botë për momentin krahas F-22 Raptor, shkruan Albeu.com.
J-13 kinez është ende në fazën e provave dhe nuk mund të flitet se mund të përdoret ende për luftë. Ndërkohë, avioni ka një kapacitet operacional prej 775 miljesh dhe fluturon me një shpejtësi prej 1.8 mach.