Kina zbulon minierën më të madhe të arit në histori

Kina ka zyrtarizuar zbulimin e depozitimin më të madh të arit në historinë moderne, pas gjetjes së gati 380 ton ari në një minierë. Sasia e madhe e arit u zbulua në minierat e vendosura në rajonin Laizhou-Zhaoyuan në Kinën Lindore, ku gjenden edhe depozitat më të mëdha të arit në vend, me vlerë 22 miliardë miliard dollarë. Sipas “RT” shtresa e arit në Kinën lindore është më shumë se 2.000 metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë, shkruan syri.net. Me kapacitet të plotë, miniera mund të prodhojë ar për 40 vitet e ardhshme. Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp në Pekin të martën nga grupi “Shandong Gold”. Kina ka rezervat e pestë më të mëdha të arit në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

SHKARKO APP