Kinë, gjenden 300 monedha ari në një varr 2 mijëvjeçar të prijësit kinez
Më shumë se 300 monedha ari janë gjetur në një varr aristokrati 2 mijëvjeçar në Kinë. Monedhat janë gjetur nga arkeologët, të cilët mendojnë se ato i përkasin dinastisë Han të lindjes (Kjo dinasti ka mbretëruar nga vitet 206 para Krishtit dhe 24 pas Krishtit).
Sipas arkeologëve, ky është zbulimi më i madh i monedhave të florinjta të dinastisë Han. Zbulimi u bë në varrin e prijësit ‘Haihunhou’, në qytetin Nanchang, kryeqendra e provincës lindore Jiangxi. Mendohet se bëhet fjalë për Liu He, nipi i perandorit Ëu, të cili i ishte dhënë titulli ‘Haihunhou’ për shkak se koha e sundimit të tij si perandor zgjati vetëm 27 ditë.
S.L