Kinezët ndërtojnë qytetin që ngjan me Parisin
Është një qytet në Kinë, i cili i ngjan Parisit, por jo në kuptimin që të sjell ndër mend atmosferën. Tianducheng është identike me Parisin. Ka Kullën Eiffel, pallatet në stilin borgjez, shatërvanët e Jardin du Luxembourg. Është një iluzion optik i formatit gjigant dhe një kopjim me stil të lartë.
I ndërtuar në vitin 2007 nga shoqëria imobiliare Zhejiang Guangsha Co Ltd e specializuar në ndërtimin e qyteteve satelitore në Kinë, Tianducheng ndodhet në periferi të qytetit Hangzhou. Megjithatë nuk mund të thuhet se ky projekt ia ka dalë mbanë që në fillim. I menduar si një fshat luksoz, i destinuar për familjet kineze më të pasura dhe të etura për të jetuar atmosferën parisiene, për vite mbeti një lloj vendi fantazmë.
Shumë gjëra kanë ndryshuar vetëm pas vitit 2017 e deri më sot: qyteti ka nisur të popullohet dhe po e humbet atmosferën e zymtë që pati për një kohë të gjatë.
Edhe pse sigurisht nuk është hera e parë kur një qytet europian (ose të paktën një pjesë e tij) kopjohet, këtu kinezët kanë krijuar gjëra të mrekullueshme.
Window of the World në Shenzen ka një numër të madh monumentesh të famshme si për shembull Kullën Eiffel, Harkun e Triumfit, Katedralen e Notre Dame, shatërvanët e Jardin du Luxembourg në Paris; një lagje që kopjon Londrën; Colosseum, Bazilikën e Shën Pjetrit, Shatërvanin e Trevit në Romë, Piazza San Marco në Venecia, një riprodhim të fshatit idilik austriak Hallstatt; Akropolin në Athinë; Pallatin e Dimrit në Shën Petërburg etj., etj.
Në Tianducheng, pallatet në ngjyrë kremi u ngjajnë atyre parisine; po ashtu është një kopsht i vogël që të sjell ndër mend Versajën; statuja që të kujtojnë ato të Luvrit.
Dhe natyrisht mjaft kthina romantike që çiftet kineze i zgjedhin për të bërë foto në ditën e dytë më të rëndësishme.
Nëse nuk mund të shkosh në Europë, Europa vjen tek ti. Dhe pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë vetëm për një iluzion. Tianducheng është një ëndërr e bërë realitet.