Kirurgjia në pjesët intime në rritje

Vajzat adoleshente gjithnjë janë në kërkim të mjekëve për të kryer kirurgji plastike në pjesë të ndryshme të trupit e fytyrës së tyre.

Numri i vajzave të moshës 18 vjeç që ju nënshtrohen ndërhyrjeve është dyfishuar pothuajse. Në vitin 2014 në Amerikë, 222 vajzat iu nënshtruan ndërhyrjeve, por kjo shifër ka arritur në 400 gjatë 2015, sipas Shoqërisë Amerikane të Kirurgjisë Plastike. Kirurgjia redukton defektet dhe kërkohet kryesisht për arsye kozmetike.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologjisë ka nxjerrë udhëzime për mënyrën se si mjekët duhet të flasin me adoleshentët për labiaplasty (ndërhyrje kirurgjike në pjesën intime). “Variacioni në formën, madhësinë, pamjen dhe simetrinë mund të ketë efekte veçanërisht shqetësuese psikologjike për gratë e reja”- tha Julie Strickland, kryetari i komisionit shëndetësor e autori kryesor i udhëzimeve. Strickland tha se operacioni vjen me rrezikun e komplikimeve të rënda, duke përfshirë, dhimbje dhe infeksion.

Gratë e reja janë gjithnjë duke marrë parasysh ndërhyrjet kirurgjikale në labiaplasty. Kjo gjithashtu inkurajon gjinekologët të rekomandojë alternativa për edukuar dhe për të siguruar të rinjtë që kërkojnë trajtim mjekësor. Në vitin 2014, Theresa May ka paralajmëruar se “rimodelimi i vaginës” në Britani të Madhe mund të bien në të njëjtën kategori të krimit si gjymtimi gjenital femëror.

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP