Kjo është arsyeja përse Facebook ka ngjyrën blu
E keni menduar ndonjëherë përse Facebook është me ngjyrën blu? Nëse po, sot do t’ju japim një përgjigje të detajuar. Mendohet se arsyeja përse kjo ngjyrë është zgjedhur pasi ka të bëjë me themeluesin e këtij rrjeti Mark Zuckerberg dhe daltonizmin e tij. Daltonizmi është mungesa e aftësisë për të dalluar disa ngjyra.
Në fakt Zuckerberg, në vitet e tij më të hershme, kishte zgjidhur një test të ndjeshmërisë së ngjyrave ku është vërtetuar se ai e dallonte ngjyrën e kaltër më së miri. Pikërisht kjo është arsyeja pse Facebook është me ngjyrë të kaltër.
Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme. Facebook nuk është i vetmi rrjet social që është me ngjyrë të kaltër. Keni parasysh Twitter, Skype etj.. Ekspertët e marketingut kanë vlerësuar se ngjyra e kaltër është ngjyra “më miqësore” që i jep çdo përdoruesi një ndjenjë të mirëpritjes.