Kjo është domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës

Vetëm pak njerëz kanë vijën në dorë që formon gërmën “M”: thuhet se këta janë të veçantë, me një intuitë të fortë dhe një shpirt sipërmarrës. Ata janë të mbrojtur nga fati, që i bën të suksesshëm në jetë, falë edhe vetëvlerësimit dhe disiplinës së brendshme. Intuita i bën të fitojnë në dashuri, duke parashikuar dëshirat, apo problemet e partnerëve dhe në karrierë: ato nuk gënjehen kollaj dhe arrijnë shumë shpejt që të pikasin njerëzit që u dëmtojnë suksesin. Njerëzit me shkronjën “M” në pëllëmbën e dorës kanë kontroll të plotë të jetës së tyre: ata kanë guximin të ndryshojnë plotësisht rrugën dhe të zotërojnë një frymë udhëheqjeje. Thuhet se në të kaluarën shumë personazhe shumë të rëndësishëm e kanë pasur këtë tipar: kush e ka, është gjithmonë një hap përpara të tjerëve në jetë.

SHKARKO APP