Kjo është fjala më e zakonshme që thonë njerëzit gjatë gjumit
Shumica e fjalëve gjatë gjumit janë negative dhe mjaft vulgare, sipas një studimi francez të botuar në revistën Sleep. Ekziston faqja e internetit të Sleep Talk Recorder, në të cilën njerëzit publikojnë xhirimet nga ajo që flasin ndersa flenë, ose dikush tjetër. Pothuajse dhjetë për qind e regjistrimeve ishin sharje. Megjithatë, një fjalë shkon nga të gjitha dhe nuk është sharje – fjala “Jo”. Shkencëtarët supozojnë se të folurit në ëndrra ndodh gjatë fazës së gjumit REM kur ka shanse më të mëdha për ëndrrat intensive, emocionale. Në këto ëndrra mund të ketë disa situata të ashpra që i detyrojnë njerëzit të thonë “Jo”. Ajo që është interesante në këtë hulumtim është se shumica e bisedave në ëndërr janë gramatikisht të sakta, madje edhe kur shajnë.