Kjo është hakmarrja me e mirë për zhulsat që hedhin plehrat rrugëve
Hedhja e mbeturinave vend e pavend është një problem që po haset së fundmi edhe në Shqipëri, ku jo në pak raste banorë të pallateve ankohen për komshijtë e tyre “zhulsa”. Ka prej atyre që shkojnë përtej ankesës në raste të tilla, por edhe hakmerren ndaj personave të papërgjegjshëm.
Sigurisht, nuk bëhet fjalë për Shqipëri.
Një qytetar në SHBA ka konstatuar se dikush kishte hedhur mbeturinat pranë pronës së tij. Ai i ka hapur ato dhe brenda gjeti një zarf që pronari i plehrave e kishte marrë nga dikush tjetër, mbi të cilin ishte shkruar edhe adresa. Nuk ka përtuar aspak, por i mblodhi plehrat dhe ia hodhi sërish përpara shtëpisë së përshkruar në adresën e zarfit.
Një hakmarrje e zgjuar, apo jo?
Gjithsesi, mos e provoni në Shqipëri, nëse nuk doni të fusni në gjak shtatë breza!