Kjo është ora e mençur Android më e shtrenjtë (VIDEO)

Industria e orëve të mençura nuk ka marr rrugën ashtu siç të gjithë shpresonin, por duket se brendit luksoz nuk i intereson kjo, raporton TNW.

Sot Louis Vuitton ka prezantuar orën e mençur të quajtur “Tambour Horizon Connected Watch” e cila kushton plot 2150 dollarë.

Kjo orë e mençur me sistemin operues android, ka një procesor Snapdragon 2100, 4 GB hapësirë në memorie e ekran 390×390 AMOLED.

Dhe e vetmja gjë unike në këtë orë duket të jetë tipari “Vuitton City Guide”, i cili është një udhëzues për të shëtitur vende si dhe “my Flight”, i cli ofron informacione të fluturimeve.

YouTube player

SHKARKO APP