Kjo është pasaporta më e fuqishme në botë
Qytetarët gjermanë kanë pasaportat më të fuqishme në botë.
Kjo sipas Indeksit të Kufizimeve të Vizave, që hartohet nga firma e emigracionit me bazë në Londër, “Henley & Partners”.
Ai e rendit Gjermaninë të parën për qasjen e udhëtimeve pa viza, që do të thotë se poseduesit e pasaportave gjermane nuk e kanë problem të udhëtojnë pa viza në 177 vende.
Suedia doli e dyta, me qytetarët e saj në gjendje të hyjnë në 176 nga 218 vendet e botës, pa pasur nevojë për të aplikuar për një vizë.
Më pas vijojnë qytetarët finlandezë, francezë, italianë, spanjollë dhe ata britanikë, që kanë qasje për udhëtim pa viza në plot 175 vende.