Kjo kafshë thyen një rekord botëror, por nuk e merr dot çmimin për një kusht
Nëse një peshkaqen jeton 500 vjet, ky gomar thyen një rekord tjetër. Ai besohet të jetë më i vogli në botë. Gomari amerikan i quajtur Ottie është vetëm 40 cm i lartë dhe 8 muajsh, 22 cm më i shkurtër se mbajtësi aktual i rekordeve botërore Guinness. Edhe pse konsiderohet i rritur plotësisht, ky gomar nuk mund të fitojë rekordin sepse nuk përmbush kriterin e moshës (duhet të jetë 1 vjeç). Pronarja Cheryl e krahason atë me një qen roje sepse ai gjithmonë e di kur dikush është afër. Cheryl tha se Ottie nuk do të rritet më sepse “gomarët bëjnë 90% të rritjes së tyre në vitin e parë”.