Kjo krijesë e gjallë është mbi 500 vjeçe

Një peshkaqen i gjelbër në Grenlandë mund të jetë krijesa më e vjetër e gjallë në botë. Peshkaqeni vlerësohet të jetë rreth 512 vjeç, që do të thotë se ka lindur përpara shkrimtarit të famshëm britanik, Shekspir. Duke jetuar në ujërat e akullta të Arktikut, krijesa gjigante u gjet nga shkencëtarët. Duke matur madhësinë e tij, ata besojnë se peshkaqeni mund të ketë lindur që në vitin 1505, viti kur Martin Luther u bë murg dhe mbreti Henri i VIII hoqi angazhimin e tij me Katerinën e Aragonit. Peshkaqeni i Grenlandës jeton në ujërat e -1C deri 10C dhe mund të notojë në thellësi prej 2194 metra. Thuhet se peshon më shumë se një ton. Ky peshkaqen i veçantë është i gjatë rreth 5.4 metra që do të thotë se mund të jetë diku nga 272 deri në 212 vjeç. Si është matur jetëgjatësia? Kjo specia e veçantë rritet me 1 cm në vit. Sipas “The Sun”, epoka potenciale e peshkaqenit u zbulua në një studim në revistën Science. Ky ishte peshkaqeni më i vjetër nga 28 peshkaqenë të këtij lloji të analizuar. Peshkaqenët e Grenlandës kanë një jetëgjatësi prej 400 vjetësh dhe zakonisht kalojnë kohën duke u notuar për të kërkuar një bashkëshort.

SHKARKO APP