Kllouni vret ish të dashurën, detyron fëmijët e saj ta shikojnë duke e therur
Një klloun ka therur ish të dashurën e tij para tre fëmijëve të saj. Kevin Leipere dhe ndihmësi i tij në cirk, Dietwin Haegheman vranë 47-vjeçaren në shtëpinë e saj. 31-vjeçari dhe Haegheman u arrestuan nga policia belge për vrasje.
Trupi i gruas, e indentifikuar si Caroline D, u gjet në garazhin e shtëpisë së saj në qytetin e Oudenburgut, pranë qytetit belg të Ostendit. Policia gjeti fëmijët e saj të moshës 12, 15 dhe 17 vjeç, të lidhur në papafingo. Fëmijët dëshmuan se Leipere dhe Haeghemen i detyruan që të shikonin nënën e tyre ndërsa e thernin.
Leipere, i cili argëtonte fëmijët e sëmurë në spital, u nda nga Caroline D sepse nuk mund ti duronte më fëmijët e saj. Pas vrasjes, Leipere dhe Haegheman lajmëruan policinë duke i rrëfyer krimin, më pas u arratisën.
33-vjeçari shkoi në qytetin e Breedene, ku u ngjit në çatinë e një blloku pallatesh 13 katëshe dhe filloi të qëllojë me armë në ajër dhe kërcënoi se do hidhej. Pas një qëndrimi të gjatë në çati, Leipere më në fund u dorëzua dhe u arrestua. Ndërsa Haegheman u arrestua më vonë atë ditë në qytetin e Melle.